×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Limaj: Kushtetuesja ruajti rolin e vet, na tha unë parti politike nuk bëhem – konstituimi i Kuvendit me marrëveshje politike

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 11:12

    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj tha se Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e së enjtes e tha qartë se konstituimi i Kuvendit është në tërësi vendim i forcave politike dhe deputetëve.

    Limaj tha se me këtë aktgjykim, Gjykata ruajti rolin dhe kompetencat e veta.

    “Gjykata ka ruajtur me rolin e vet, duke tentuar që në hapësirën dhe kompetencat e veta të dërgojë porosi por jo me u shëndrru në një parti politike. Gjykata na tha unë parti politike nuk bëhem dhe në fund na shpjegoi procedurat që konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim politik i forcave politike dhe deputetëve dhe nuk mundemi ne si Gjykatë me ardhë me ju bashku dhe me arritë marrëveshje”, tha Limaj para nisjes së seancës konstituive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!