Kreu i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit të krerëve partiakë për çështjen e ngërçit parlamentar tha se takimi i sotëm ishte më tepër për të diskutuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të palëve për aktgjykimin e Kushtetueses.
Limaj tha se më pak është folur për krizën politike.
Ai u shpreh se as ndryshimi i mënyrë së votimit nuk e zgjidh krizën politike, sepse partia e parë nuk i ka numrat, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Sot ky takim më tepër ka shkruar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve se si e shohin aktgjykimin, dhe më pak është folur për krizën politike. Ata që kanë pritur se akt do të zgjidhë krizën politike, nuk e njohin mirë sistemin kushtetues. Takimi për mendimin tim, është gjë e mirë që ka ndodhur. Presim të ndodhin edhe takime tjera. I pari është gjithmonë më i vështirë. Edhe me ndryshu mënyra e votimit, nuk e zgjidh krizën politike sepse partia e parë nuk e ka shumicën parlamentar”, tha Limaj.