×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Kurti s’thotë që pati dakordim me BE-në për dy urat në Ibër: Kush ka dilema, të na kontaktojë

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 17:33

    Pas vendosjes së gurthemelit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se mes veriut dhe jugut duhet të ketë komunikim e bashkëpunim sa më shumë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai theksoi se njëra nga urat është për vetura dhe këmbësorë, ndërsa tjetra veç për këmbësorë.

    Ai gjithashtu dha edhe detaje për dimensionet e tyre.

    “Ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim. Këto dy ura të cilat janë në të dy anët të urës kryesore të lumit mbi Ibër. Njëra do të jetë për automjete dhe këmbësorë, e njëra veç për këmbësorë. Ajo për automjete dhe këmbësorë e gjatë 51 metra dhe e gjërë 10 metra, nga 1.5 metra trotuar, kjo për këmbësore me gjatësi 41 metra gjerësi 37 metra”, tha Kurti para gazetarëve.

    I pyetur nëse ka pasur dakordim me Bashkimin Evropian, Kryeministri tha se ata që kanë dilema mund ta kontaktojnë për shpjegime, pasi siç tha ai gjithçka op bëhet në përputhje me ligjin.

    “Unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, këta janë ministra e kryetarë komunash, dhe ne gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe gjithashtu për të mirën e qytetarëve. Ata që kanë dilema lirisht mund të na kontaktojnë dhe t’ua shpjegojmë.

    “Jemi për t’u hapur edhe ura kryesore. Nga 79 ura së shpejti, vetëm njëra ka policë të uniformuar, përkatësisht karabinierët italianë, e natyrisht edhe ajo urë do të hapet”, tha Kurti.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!