Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar takimin me Presidenten Vjosa Osmani, sa i përket ngërçit.
Abdixhiku tha se se e mirëpresin përfshirjen e Osmanit, teksa shtoi se shpreson që ajo të ushtrojë funksionin e saj sa i përket respektimit të Aktgjykimit të Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.
“Besoj që Presidentja do të jetë e qartë në deklarimin e vetë. Në cështjet politike presidentja s’mund të ketë rol. Për çështje procedural dhe kushtetuese ka një aktgjykim që duhet të respektohet dhe Presidentja natyrisht besoj dhe uroj të ushtroj funksionin e vetë në këtë pikë”, deklaroi Abdixhiku.
Ai tha se të 20’të votat e LDK’së janë kundër çdo kandidati të VV’së për Kryetar Kuvendi, por përmendi partitë e tjera të cilat kanë deklaruar se do të votonin kandidatë tjerë përveç Haxhiut.
“Kompromisi është i mundshëm. Zgjedh e merr”, ka deklaruar Abixhiku.
I pyetur nëse do të ketë takime tjera të thirrura nga Osmani, Abdixhiku tha se s’kanë diskutuar për këtë pjesë.
Ai ftoi për konsensus e unitet.
“Ne kemi një Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë sa i përket mënyrës së votimit, por mbi të gjitha është i qartë sa i përket thelbit të problemit.Praktikat parlamentare janë shumë të qarta. Votimi është i hapiur. LDK ka qëndrim parimor dhe me plot vullnet e plot bindje dëshiron të votojë kundër kandidatëve të Vetëvendosjes. Le të presim takime të tjera. Ftojmë për konsensus e unitet. Le të ofrojnë një zgjidhje, le të krijojnë institucionet”, tha Abdixhiku./Reporteri.net