×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 23:22

    Pasi ia përmendi emrin, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka frikë PDK-në” dhe për të njëjtin thotë se “është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë”.

    Ajo shprehet se Kurti “nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin”.

    “Albin Kurti e ka frikë vetëm Partinë Demokratike të Kosovës. E di se me PDK-në nuk mund të bashkëpunojë, sepse vetë ekzistenca e tij politike është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj luftës çlirimtare, ndaj UÇK-së dhe ndaj themeluesve të shtetit të Kosovës. Një bashkëpunim me PDK-në do ta rrëzonte tërësisht mitin e rremë mbi të cilin ka ngritur karrierën e tij, një rrëfim i ndërtuar mbi baltosjen e çlirimtarëve dhe mohimin e sakrificës për liri. Kurti nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin. Ai është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë.”, ka shkruar Deliu.

    Kurti, ka thënë se nuk bëjnë koalicion me PDK-në, kjo pasi sipas tij nuk mundet mu ‘merr vesh me ta’. Kurti vecanerisht i ka përmendur dy deputetë të PDK-së, Blerta Deliun dhe Elmi Recicën.

    “Blerta Deliu Kodra dhe Elmi Recica, e kane votu edhe Zajednicen, edhe amnistimin e krimineleve serb edhe Gjykaten Speciale, edhe demarkacionin me malin e zi, tash po thu koalicion me ta, po s’un merrna vesh me ta bre”, tha Kurti në tëvë1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!