Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku tha se LDK-ja është e gatshme të japë kontributin e saj për formimin e institucioneve.

Ajo tha pas seancës së sotme se ka pasur takime “në mes të të gjithë liderëve”.

“Takime kanë nodhur, kanë ndodhur në mes të të gjithë liderëve, kjo me qëllim që të koordinohemi si shtet për veprimet e ardhshme”, tha ajo.

Reklamë

Lushaku tha se “ka shumë procese të rëndësishme që pritet të ndodhin, edhe puna e Presidentit, por ishte edhe koordinimi sa i përket kësaj deklarate”, duke iu referuar deklaratës së përbashkët për aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e cila u miratua sot.