×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, aktivizohet IPK-ja

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 15:16

    Lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me një komunikatë për media, shkruan Reporteri.net.

    Në të thuhet se IPK për rastin është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit, dhe se zyrtarët policor kishin reaguar në incidentin në fjalë në rrugën “Haradin Bajrami”.

    “Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan . Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur”, thuhet në komunikatë.

    Tutje IPK thotë se “njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”

    Rasti po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”

    “Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    /Reporteri.net/

    Vdekja e 27-vjeçarit, Kryeprokurori Gashi: Situatë e ndjeshme, s’jap informata që mund të sjellin pasoja të panevojshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!