Pesë policët e dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, janë dërguar për në paraburgim.
Gazeta Online Reporteri.net ka ndjekur sot nga afër momentin kur policët e dyshuar janë dërguar për në Gjykatë, ku iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji, si dhe kur ata janë nxjerrë nga gjykata për t’u dërguar për në paraburgim.
Në pamje shihen të njëjtit të prangosur duke u futur nëpër vetura nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Caktimin e paraburgimit ndaj tyre e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësja e Gjykatës Mirlinda Gashi.
Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.
Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.