Kur në foltoren e Kuvendit doli deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha për propozimin për anëtarë të Komisionit për Votimin e Fshehtë, asaj iu ndalë fjala nga regjia me urdhër të Kryesuesit Avni Dehari, shkruan Reporteri.net.
“PDK ju fton që ta respektoni betimin e dhënë të deputetit i cili ju obligon ta ruani Kushtetutshmërinë dhe Ligjshmërin, tha deputetja e PDK-së, të cilës iu ndërpre fjala nga Kryesuesi.
“Nuk ka vend për debat. Ju lutem regjia le ta ndalë mikronin”, tha Dehari.
“Ka vend vetëm për propozime për zgjidhjen e situatës, jo për debat”, shtoi Kryesuesi.
/Reporteri.net/