×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Çitaku: VV nuk ka ofruar asnjë zgjidhje, PDK nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem

    Reporteri
    15 Korrik 2025 | 12:02

    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe ambicia e Albulena Haxhiut.

    Ajo u shpreh se PDK nuk u ka ikur asnjëherë takimeve, për bashkëpunim, mirëpo vlerëson se ato mund të rezultojnë të kota, nëse kreu i VV-së nuk reflekton në qëndrimet e tij.

    ”’PDK asnjëherë nuk iu ka ikur takimeve, gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe konstruktivitet. Por fatkeqësisht tashmë ka kaluar koha e fjalëve, është koha e veprimeve”.

    ”Ne mund të takohemi pafundësisht mirëpo nëse Kurti diktatin dhe kryeneçësinë vazhdon ta shndërrojë në instrument politik, atëherë takimi është i kotë”.

    ”Ne nuk i kemi ikur asnjë lloj takimi. Është për keqardhje mënyra sesi po e trajtojnë kuvendin e Kosovës. LVV nuk e ka ofruar asnjë zgjidhje, ata kanë ofruar nënshtrim dhe PDK nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!