Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit, ku me të propozuar për anëtarë të Komisionit të Votimit të fshehtë, përfaqësuesit të PDK-së, Rashit Qalaj iu ndalë mikrofoni me urdhër të Kryesuesit Avni Dehari, shkruan Reporteri.net.
“PDK është e vetdijshme që është dashur të krijohen institucionet. Duke u bazuar në faktin që sot është dita 89 që kur e kemi dhënë betimin..”, ishte një pjesë e deklaratës së tij të ndërprerë nga Kryesuesi.
“Ju lutem regjia le ta ndalë mikrofonin, s’ka vend për debat. Mundesh me dhonë propozimin e jo me na dhënë debat. Kështu e kërkon rregullorja e Kuvendit”, ishin fjalët e Avni Deharit.
Pavarësisht që ky e ka ndalë si instrument që e ka bo, pavarësisht që ne është dashur të kemi institucione, është hera e 48. Të dashur qytetarë, duke e ditur që qytetarët presin të miratojmë ligje, dhe duke e ditur që vendi pa institicione, pa grupe parlamentare, dhe une si përfaqësues i PDK kam ..”, vazhdoi tutje Qalaj.
“Respekto Kushtetutën”, i kthehet Qalaj-Deharit, derisa ky i fundit i thotë që ai të respektojë rregulloren.
/Reporteri.net/