Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në fjalën e saj në Kuvend, ku po qëndron bashkë me deputetët tjerë të partive politike pas dështimit të seancës konstituive, ka thënë se Albin Kurti ka ardhur në pushtet me krizë dhe që tani ka ardhur koha që ai të demaskohet dhe të mos tolerohet më, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas saj, Kurti vazhdimisht mashtron qytetarët.
“Imagjinoni kur kemi një shtet të cilin e kontrollon qeveria, imagjinoni çfarë mund të ndodhte. Albin Kurti ka ardhur në pushtet me krizë, dhe e ka thënë edhe vet që “ne duhet me shkaktu krizë për me ardhë në pushtet”. Ka ardhur koha që ne të mos e tolerojmë një gjë të tillë dhe ta demaskojmë. Ai ka ardhur në pushtet me mashtrimin për bashkim kombëtar, ka ardhur me mashtrimin se ka me i ndërtu 160 çerdhe. Qe tri vjet mashtron qytetarët se unë ju kisha liru çmimin e vajit, bukës sheqerit por nuk më ka lënë Gjykata Kushtetutese, e në fakt Gjykata i ka thënë që institucionet mund të ndërhyjnë në çmime, por jo me vendos Albin Kurti e Hekuran Murati për to”, tha ajo në Kuvend.
“E kemi një sektor të cilit duhet me ligj duhet me ia rregullu çmimet , dhe çka ka ndodh aty. Sot qytetarët paguajnë shumëfish ma shumë, pasi njëerzit e tij janë aty dhe ata i caktojnë çmimet. Ata i caktojnë të hyrat për kompanitë aty”, shtoi tutje ajo.
/Reporteri.net/