Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja e ka bërë të qartë se nuk e voton asnjë kandidat që ka ushtruar funksionin e ministrit.
“PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të kuvendit. S’e votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës.”
Ajo tha se takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin rezultate.
“Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultate”.
“PDK-ja e ka bërë të qartë kë nuk e voton”, ripërsëriti ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




