Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se s’është mirë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të kokëfortësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

Për takimet Kurti-Limaj, Lushtaku zgjodhi të mos komentonte shumë, por theksoi se VV-ja ka sjell mosbesueshmëri tek secili parti, ndaj dhe deri tani s’kanë arritur një marrëveshje.

Ai madje tha se në ditën e zgjedhjeve ai i kishte ofenduar partitë.

Reklamë

“Ata e dinë më mirë se çfarë diskutojnë në tavolinat e tyre, por besoj që VV-ja ka sjell një mosbesueshmëria te secila parti, e cila në fund të zgjedhjeve Albini dul me fyerjet më të mëdhaja edhe për elektoratin e këtyre partive politike”, tha ai para gazetarëve.

/Reporteri.net/