×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Limaj flet për takimin me Kurtin: Nuk duam zgjidhje gjysmake që shumë shpejt mund të çojë në zgjedhje të reja

    Reporteri
    23 Korrik 2025 | 11:45

    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se kërkesa e presidentes Osmani drejtuar Kushtetueses, ndihmon procesin në këtë fazë të bllokadës institucionale.

    Limaj ka folur edhe për takimin që ka pasur me kreun e VV-së, Albin Kurtin duke theksuar se Nisma nuk dëshiron zgjidhje gjysmake, që mund të çojë shpejt në zgjedhje të reja.

    Limaj tha se me Kurtin nuk kanë diskutuar për poste, por për çështje programore.

    “Më shumë kemi biseduar temat programore, politike, diplomatike e çështje të sigurisë. E rëndësishme që në tavolinë ka opsione”.

    “Kërkesa e presidentes e ndihmon procesin në këtë çështje. Rregullorja dhe infrastruktura ligjore ka lënë zbrazëtira dhe  jemi në këtë situatë që jemi. Është edhe në interesin e partive që të pritet vendimi i Gjykatës.

    Qëndrimi i Nismës, është që ne duam një shumicë qeverisës që e konstituon edhe Kuvendin dhe e formon edhe Qeverinë. Nisma nuk do zgjidhje gjysmake që mund të çojë në zgjedhje të reja. Nisma nuk do të kontribuojnë në zgjidhje të tilla gjysmake që nuk ndihmojnë në krijimin e institucioneve. Kemi pasur takimet e fundit me kryeministrin, në tavolinë kemi opsionet.

    Nuk ka beteja në Kuvend, besoj që do të kemi kohë të mjaftueshme që me një vendim të Gjykatës situata do të qartësohet”, tha Limaj para mediave.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!