Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj, shkruan Reporteri.net.
Nuk u kalua fare te votimi për Komisionin për zgjedhjen e Kryeparlamentarit me votim të fshehtë.
Ndërprerja u bë pasi deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, iu afrua tek ulësja pasi ai ia ndali fjalën. Musliu ia kapi mikrofonin dhe tentoi të flasë, por që u ndërpre sërish.
Vazhdimi i seancës u caktua për të premten./Reporteri.net