×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit

    Reporteri
    29 Korrik 2025 | 16:12

    Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë gjetur turpin e 33-vjeçarit i cili u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    Kujtojmë që njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit, i cili të dielën është hedhur në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin-Potokut.

    Në vendngjarje kanë qenë të angazhuara njësite të Policisë së Kosovës, ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe zhytës profesionistë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!