Helikopterët e policisë po fluturojnë përgjatë zonave bregdetare të Los Angeles, duke paralajmëruar lundruesit dhe pushuesit nëpërmjet altoparlantëve se është në fuqi një paralajmërim për cunami, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Njerëzit këshillohen të zhvendosen në vende më të larta para orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale (10 të mëngjesit sipas kohës qendrore). Kryetarja e bashkisë Karen Bass tha se autoritetet e Los Angeles ishin në gatishmëri për t’iu përgjigjur cunameve të mundshme përgjatë bregdetit, raporton CNN.
“Ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit aktualisht parashikon që valët të jenë më pak se 12 inç, Qyteti i Los Angeles po merr përgatitjet e nevojshme nëse kushtet ndryshojnë në Los Angeles veçanërisht në Portin e Los Anxhelosit dhe komunitetet bregdetare”, tha ajo.
JUST IN: The Los Angeles County Sheriff’s Department is now blasting warnings about a potential tsunami over their loud speaker
Marina Del Ray is currently under a Tsunami Advisory
But parts of Northern California are now under a TSUNAMI WARNING#China #Tsunami #Earthquake… pic.twitter.com/dl5amjXrxA
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) July 30, 2025
Shërbimet e emergjencës në gatishmëri
Ndër departamentet në gatishmëri janë policia dhe zjarrfikësit e stacionuar në zonat bregdetare. Shërbimet e emergjencës dhe autobusët janë gjithashtu në gatishmëri për të ndihmuar me urdhrat e mundshëm të evakuimit, tha zyra e kryetarit të bashkisë.
Një paralajmërim për cunami është në fuqi për rajonet bregdetare të Kalifornisë Jugore dhe Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se Porti i San Luis, pranë Plazhit Avila, mbetet një pikë e madhe shqetësimi.