×
  • Lajme
  • Botë

    Turqi, arrestohen pesë gjermanë të dyshuar për lidhje me PKK’në

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 23:13

    Policia turke arrestoi pesë gjermanë të dyshuar si anëtarë të një organizate kurde, njoftoi një agjenci pro-kurde, e cila pa përmendur emrin e kësaj organizate, i është referuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), konsideruar si terroriste nga Ankaraja.


    “Të dyshuarit janë arrestuar këtë javë dhe janë burgosur në Ankara nën akuzat e propagandës dhe pjesëmarrjes në këtë organizatë”, njoftoi sot agjencia pro-kurde Mezopotamya.

    Sipas kësaj agjencie, këto arrestime u kryen në kuadër të një hetimi të ndërmarrë nga prokuroria e Ankarasë, por kjo e fundit nuk i ka konfirmuar ende këto informacione.

    Ministri gjerman i Punëve të Jashtme theksoi se ishte në dijeni të kësaj çështjeje duke shtuar se ambasada gjermane në Ankara u ka dhënë ndihmë konsullore gjermanëve të ndaluar.

    Ministria gjermane e Brendshme mohoi se informacionet që kishin mundësuar arrestimin e pesë gjermanëve u ishin dorëzuar autoriteteve turke gjatë vizitës së zhvilluar këtë javë në Ankara nga ministri gjerman i Brendshëm, Horst Seehofer.

    “Ajo që nuk dimë, është nëse një shkëmbim i tillë informacionesh ka ndodhur në kuadër të bashkëpunimit rutinë mes shërbimeve tona të sigurisë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!