Disa mërgimtarë kanë zhvilluar një aksion simbolik në Hagë, në ditën që do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ata sot kanë shpalosu një flamur gjigant të UÇK-së pranë objektit ku ndodhet qendra e paraburgimit.

Protesta “kundër padrejtësisë”, do të organizohet sot në ora 17:00.

Reklamë

Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta ka dalë “opozita”, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizmat tjerë shoqëror./Reporteri.net/