Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguarpasi Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) nisi sot shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues, shkruan Reporteri.net.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Reklamë

Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë!

Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike.

Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë.

Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!

Reklamë