Protesta e sotme e opozitës do të jetë një protestë e fuqishme që do të kulmojë në 13 prill.
Ish-deputeti dhe kryetari i PD në Fier, Luan Baçi tha se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një parlament i rregullt.
“Cdo ditë ne jemi në protestë dhe protesta e sotme është e radhës para parlamentit, një parlament që nuk e njohim, fals, i mbushur me hajdutë dhe kriminele, njerëz të papërgjegjshëm që pranojnë të përfaqësojnë popullin sipas mendimit të tyre. Nuk do të lejojmë të zhvillohet parlament i rregullt asnjëherë. Do të kulmojë në 13 prill, të shtunë në orën 18:00 një protestë mbarë kombëtare. Rama duhet ti thërrasë mendjes. Protesta e sotme pritet të jetë e fuqishme”, ka thënë Baçi.
Sa i përket deputetëve të rinj, Luan Baçi tha se kjo është një maskaradë dhe lojë e mazhorancës.
“Më vjen keq, nuk kam asnjë koment. Është një maskaradë, një lojë e pisët e mazhorancës që kërkon të krijojë një opozitë false. Opozita ja ku është, janë qytetarët dhe nuk janë ata individë të blerë”, ka thënë ai.
Ndryshe, në Tiranë po vazhdojnë prej javësh protestat e dhunshme nga opozita, që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.