Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se “146 ushtarë rusë janë rikthyer në atdhe nga territori i kontrolluar nga Kievi dhe, në këmbim, janë liruar 146 të burgosur lufte ukrainas”.
Kështu raporton media ruse “Ria Novosti” këtë të dielë, më 24 gusht.
Sipas ministrisë, “Emiratet e Bashkuara Arabe kanë siguruar ndërmjetësim humanitar gjatë kthimit të ushtarëve rusë nga robëria”.
Gjithashtu i njëjti dikaster ka njoftuar se, “tetë banorë nga rajoni i Kurskut, të mbajtur në mënyrë të paligjshme nga regjimi i Kievit, janë rikthyer dhe do të dërgohen në shtëpi.”