A e dini se një gotë ujë sapo zgjoheni nga gjumi mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj?
Pas disa orësh gjumë, trupi është i dehidratuar dhe i pari veprim që duhet të bëjmë është t’i japim ujitje organizmit. Pija e një gote ujë esëll:
-Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e kalorive.
-Pastron mbetjet toksike që janë grumbulluar gjatë natës.
-Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe freskon trurin, duke na dhënë më shumë energji.
-Është një sekret i thjeshtë për lëkurë më të pastër e më të shëndetshme.
Pra, përpara kafesë, çajit apo mëngjesit, trupi juaj pret vetëm një gotë ujë të freskët. Një zakon i vogël, por me përfitime të mëdha për shëndetin dhe bukurinë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




