×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Pakënaqësi në VV

    Liburn Aliu jep dorëheqje si Ministër, shkak zgjedhja e Dimal Bashës Kryeparlamentar

    Reporteri
    27 Gusht 2025 | 11:05

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në shenjë pakënaqësie, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryeparlamentar, shkruan Reporteri.net.

    Aliu ka thënë se zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, “nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.”.

    Dorëheqjen e ka dorëzuar sot.

    “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.”, ka shkruar Aliu.

    Basha u zgjodh dje Kryeparlamentar me ndihmën e votave të PDK’së dhe AAK’së./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!