Qindra indonezianë dolën në rrugët e Xhakartës për të protestuar pas vdekjes së një shoferi motoçiklete, Affan Kurniawan, i cili u përplas nga një automjet i policisë, pranë parlamentit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, 28 gusht, kur protestuesit kërkonin ndryshime mbi pagat e ligjvënësve dhe financimin e arsimit.
Protestat nxorrën jashtë funksionit disa shkolla dhe bizneset kërkuan që punonjësit të punojnë nga shtëpia. Ushtria u vendos në disa zona për të ruajtur rendin. Demonstruesit hodhën gurë ndaj godinës së policisë duke brohoritur “Vrasës” dhe duke kërkuar që autorët të mbajnë përgjegjësi për rastin.
Presidenti Prabowo Subianto bëri thirrje për qetësi teksa shprehu ngushëllime për familjen e Kurniawan dhe urdhëroi një hetim të plotë për ngjarjen.
“Shtatë oficerë policie të cilët ndodheshin në automjetin që përplasi Kurniawan, do të pezullohen nga puna për 20 ditë, për shkelje të etikës”, shkruan The Guardian.
Funerali i Kurniawan mblodhi qindra shoferë, të cilët e shoqëruan trupin e tij në një konvoj motoçikletash m’u në qendër të Jakartës.
Organizata Jakarta Legal Aid kërkoi lirimin e 600 personave të arrestuar gjatë demonstratave