×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Nenad Rashiqit “i djeget” shansa e fundit për nënkryetar, dështon zgjedhja e tij

    Reporteri
    30 Gusht 2025 | 12:11

    Nenad Rashiq ka dështuar të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitet serb, edhe në herën e tretë që ishte edhe mundësia e tij e fundit, shkruan Reporteri.net.

    Pro tij votuan 56 deputetë, asnjë kundër dhe 21 abstenime.

    “Deputeti Rashiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar, rrjedhimisht elimonohet nga gara”, tha Kryeparlamentari Dimal Basha.

    Ndryshe prej seancave të tjera, ai sot ka refuzuar që të jetë i pranishëm për të mbikëqyrur shortin që po hidhet për nënkreytar.

    Aktualisht, ka mbetur vetëm edhe emri i Igor Simiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!