Një korrespondente e Shtëpisë së Bardhë për New York Post raporton se ka folur në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me gjendjen shëndetësore të aleatit të tij, Charlie Kirk, i cili u qëllua me armë në një kampus universitar.
Siç raporton “The Guardian“, Trump ka thënë se “ai nuk është në gjendje të mirë”, përcjell Reporteri.net.
“Duket shumë keq”, ka deklaruar tutje Trump.
Duke folur për Kirk, Trump ka thënë se “ai ka qenë një mik i shkëlqyer i imi dhe një person i jashtëzakonshëm.”/Reporteri.net