FBI ka kërkuar ndihmë për të identifikuar një “person me interes” në lidhje me vrasjen ndaj aktivistit të njohur konservator, Charlie Kirk, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Zyra e FBI-së në Salt Lake City ka publikuar sot imazhe të personit.

Zyra ka ofruar një numër për publikun për të dërguar informacione.

Reklamë

Kirk u qëllua me armë dje, gjatë një tubimi në një kampus universitar.

Robert Coles, Agjenti i Posaçëm përgjegjës i Zyrës së FBI-së në Salt Lake ka thënë sot para gazetarëve se zyrtarët kanë gjetur një “pushkë të fuqishme me qitje me bolt” që besohet të jetë arma e përdorur për të vrarë Kirk./Reporteri.net

FBI thotë se ka gjetur armën që besohet të jetë përdorur për të vrarë Charlie Kirk

Reklamë