Departamenti I i sigurisë publike në shtetin amerikan të Utah publikoi një video të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit më të famshëm amerikan të krahut të djathtë, Charlie Kirk. Pamjet tregojnë një burrë që vrapon nëpër çatinë e ndërtesës së shkollës dhe më pas në pyllin aty pranë, ku më vonë u gjet pushka e përdorur për të vrarë Kirk.
Influencuesi konservator dhe aleati i ngushtë i Trump u qëllua në qafë të mërkurën, ndërsa po i drejtohej audiencës në Universitetin e Utahut. Ai u dërgua në spital, por vdiq pak më vonë. Sulmuesi është ende në arrati.
Spencer J. Cox, guvernatori i Utahut, konfirmoi se “shumë prova mjeko-ligjore po përpunohen tani” në laboratorët shtetërorë dhe federalë. “Ne do ta kapim këtë person”, njoftoi ai.
“Autoritetet po mbledhin të gjitha provat e nevojshme për të vendosur dënimin me vdekje në këtë rast. Kjo do të ndodhë këtu në shtetin e Utahut”, deklaroi ai.
https://twitter.com/CultureWar2020/status/1966336123862470820?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1966336123862470820%7Ctwgr%5Eb26728d2c62f90919736020ffba14a38f2d8dedc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fobjavljena-snimka-bijega-osumnjicenog-za-ubojstvo-kirka-velika-potraga-u-tijeku%2F2708889.aspx
Beau Mason, kreu i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut, tha se i dyshuari kishte veshur një “bluzë shumë dalluese” me një flamur amerikan dhe atë që duket si një shqiponjë, një kapele bejsbolli me një trekëndësh dhe syze dielli.
“Po u kërkojmë njerëzve të përpiqen të përcaktojnë nëse njohin dikë që i ka këto sende, nëse është parë duke i mbajtur ato. Po kërkojmë të gjitha këto informacione”, tha Mason në një konferencë për shtyp. /Reporteri.net/