Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka folur për takimin e 12 prillit të vitit 1999 me Jakup Krasniqin në Bruksel. Ai tha se Krasniqi kishte kërkuar që ShBA-ja të ndërhynte për të ndaluar spastrimin etnik të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Rubin tregoi se shqetësimi i Krasniqi ishte vuajtja e popullit, ndërsa shtoi se “menduam se mënyra më e mirë për të shpëtuar këta njerëz ishte të mposhtnim Millosheviqin, dhe kjo ndodhi disa javë më vonë”.
“Më kujtohet takimi me z.Krasniqi në Bruksel. Ishte moment i dhimbshëm gjatë luftës, nuk e dinim çfarë drejtimi do të merrte lufta. Krasniqi na takonte gjëra për të cilat ne nuk ishim përgatitur, siç ishin dërgimi i trupave tokësore. Ne sqaruam atë që ishim gati të bënim, që do të bënim dhe gjëra që s’mund të bënim”.
“Ai po na transmentonte formalisht kërkesat e udhëheqësve të UÇK-së dhe Kosovës neve ShBA-së”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.
“Shqetësimi i tij kryesor ishte vuajtja humanitare e njerëzve në Kosovë. Ne kishim të njëjtin shqetësim. Menduam se mënyra më e mirë për të shpëtuar këta njerëz ishte të mposhtnim Millosheviqin, dhe kjo ndodhi disa javë më vonë. Por gjatë atyre javëve ai ishte i shqetësuar për popullin e tij. I treguam atë që mund të bënim, dhe atë që s’mundnim. Kuptuam se njerëzit po iknin në masë në gjithë botën, dhe donim t’i ndihmonim ata por s’ishim të përgatitur për të dërguar trupa në terren. Ai po kërkonte mbështetje humanitare për civilët”, tha Rubin.
“Shqetësimi i tij kryesor ishte kërkesa për ndërhyrje të ShBA-së për të ndaluar spastrimin etnik të Millosheviqit. Ky moment i djeshëm ishte si të mposhtim Millosheviqin. Kishte njerëz të ndryshëm, përfshirë UÇK-në që donin të ndërhynin nga ajri, toka që ishte temë e ndjeshme, pasi s’ishim të përgatitur për një gjë të tillë”, tha ai.
/Reporteri.net/