Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili po kandidon edhe për një tjetër mandat në krye të kësaj komune,  ka vizituar disa biznese të kësaj komune.

Ai ka theksuar se bashkëpunimin me bizneset do ta vazhdojë edhe pas 12 Tetorit.

“S’ka se si të mos jetë çdo ditë e mbushur me energji pozitive, kur qytetarët tanë na presin kudo me disponim të mirë dhe mirënjohje. Me bizneset e Vushtrrisë gjithmonë kemi ecur bashkë drejt punëve të mëdha dhe fitoreve, dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim drejt zhvillimit edhe pas 12 tetorit.”, ka thënë ai.

Reklamë

Idrizi ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në tregun e qytetit.

Ai  u shpreh mirënjohës për kontributin e tyre ndër vite, duke theksuar se puna fisnike e tregtarëve ka dhënë identitet dhe gjallëri kësaj ane.

Gjatë takimit, Idrizi theksoi rëndësinë e forcimit të ekonomisë lokale dhe premtoi mbështetje konkrete për tregtarët, në mënyrë që tregu i Vushtrrisë të vazhdojë të mbetet një qendër e rëndësishme e aktivitetit dhe identitetit qytetar.

Reklamë