Ajet Brajshori, me përvojë të gjatë në arsim dhe udhëheqje të shkollave në Prishtinë, po garon për mandatin e tretë për asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Rruga drejt arsimit nuk ka qenë e lehtë për Ajet Brajshorin, i cili ka filluar misionin e tij në edukimin dhe arsimimin e brezave në shkollën e Fshatit Sharban.

Për vite me radhë, ai ka udhëhequr disa shkolla të nivelit parauniversitar në Prishtinë dhe është trajner i licensuar në programin për udhëheqje dhe menaxhim të shkollave.

Reklamë

Si asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës për dy mandate, Brajshori ka propozuar dhe realizuar shumë projekte në të mirë të qytetarëve.