Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka dhënë sot mbështetje kryetarit aktual të Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon edhe për një mandat në krye të kësaj komune. 

Abdixhiku tha se LDK në Junik më 12 tetor do të fitojë me të parën.

Ai e lavdëroi kryetarin Shehu, duke e cilësuar si burrë të fjalës, besës e punës.

Reklamë

“Katër vite më parë, Juniku i dha LDK-së besimin, i dha LDK-së mandatin, i dha LDK-së nderin ta udhëheqë. Në krye të këtij misioni fisnik, qëndronte kryetari Ruzhdi Shehu.
Dhe ai nuk zhgënjeu. Sot jemi sërish faqebardhë me thirrje që t’i japim vazhdim këtij besimi, që të vazhdojmë punën e nisur, që të mbështesim Ruzhdiun edhe për katër vjet të tjera në miision transformues që ka për komunën e tij të jetës. Ruzhdi Shehu është kryetari i punës, i fjalës së mbajtur, i besës së dhënë. Prandaj, zgjedhja është e qartë. Më 12 tetor, Juniku do të flasë me një zë. Do të flasë për punën e bërë. Do të flasë për vizionin e qartë. Do të flasë për Ruzhdi Shehun. Do të flasë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.”, ka thënë Abdixhiku.