Kandidati i partisë Guxo, Ilir Poroshtica, i cili ka hequr dorë nga gara për të parin e Gjilanit, i ka ofruar mbështetje kandidatit të Vetëvendosjes, Alban Hysenit.
Hyseni ka publikuar në “Facebook” një foto me të, teksa ka shkruar se Poroshtica mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën sesa me këshillat e një miku të vjetër. Iliri, arkitekti i qytetit dhe shoku im që nga ditët e para të Lëvizjes, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim”, tha ai.