×
  • Raporto
  • Mjekësi

    Obeziteti tek fëmijët shkakton pubertet të hershëm, rrezik për sëmundje të rënda

    Reporteri
    22 Shtator 2025 | 8:19

    Nëse fëmijët në moshën tre vjeçare kanë peshë të tepërt trupore, ka mundësi që në moshën nëntë vjeçare të hyjnë në pubertet.Sipas shkencëtarëve shkak i pubertetit të hershëm është hormone leptinë, i cili lirohet nga indi yndyror.

    Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Michiganit paraqesin edhe një dëshmi të re në një sërë dëshmish ekzistuese, të cilat sugjerojnë që obeziteti shkakton trend gjithnjë e më të hershëm të hyrjes së vajzave të vogla në pubertet.

    Hulumtimi mbështetet në përcjelljen nëntëvjeçare të kësaj moshe.Njëkohësisht paralajmërojnë që në fazën e më vonshme puberteti i hershëm, mund të kushtëzojë rrezik më të madh për shfaqjen e ndonjë karcinomi, posaçërisht të kancerit të gjirit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!