Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është akuzuar për korrupsion gjatë një debati në RTK me kandidatët e tjerë që po garojnë për këtë komunë.
Kandidati i LDK-së për kryetar, Ardian Shala, ka ngritur dyshime rreth një rasti ku një firmë, sipas tij, është paguar për asfaltimin e disa rrugëve, por punimet nuk janë kryer.
“Paguhet firma, rruga është e pashtruar. Firma i ka marrë paratë. Kjo ndodh në shumë rrugë të Suharekës,” deklaroi Shala gjatë debatit.
@vrojtuesitesuhareBali Muharremajt keto foto i duken para 15 vjete Fotot: shtator, 2025
Në përgjigje të akuzave, Muharremaj u përpoq t’i mohojë ato duke vënë në dyshim vërtetësinë e fotografive të prezantuara nga kundërshtari i tij politik.
“Këto fotografi ka mundësi të jenë bërë para 15-20 vjetësh,” tha ai.
Megjithatë, sipas disa fotografive që qarkullojnë në rrjete sociale të publikuara nga qytetarët e Suharekës, fotografitë në fjalë janë shkrepur në shtator të këtij viti.
