Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg pasi u shpall fajtor për konspiracion kriminal në një rast që lidhet me miliona euro fonde të paligjshme nga udhëheqësi i ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Gjykata Penale e Parisit e liroi atë nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës.

Pas shpalljes së vendimit, ai theksoi se adresa e tij është e njohur dhe, duke qenë një figurë publike, nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësive të tij.

Reklamë

Ish-presidenti kritikoi vendimin e gjykatës për ta dërguar në burg, por konfirmoi se do të “zbatojë ligjin”.

“Nëse ata duan absolutisht që unë të fle në burg, do të fle në burg, por me kokën lart”, tha Sarcozy.

“Ata që më urrejnë kaq shumë mendojnë se mund të më poshtërojnë. Ajo që kanë poshtëruar sot është Franca, imazhi i Francës”, shtoi ai.

Ai e quan vendimin “padrejtësi skandaloze”, por thotë se mbetet i bindur për pafajësinë e tij dhe do të apelojë vendimin. /Reporteri.net/