Magjistralja Prishtinë-Pejë, përkatësisht rruga që çon për në Dollc të Klinës ka mbetur e bllokuar si pasojë e një zjarri që me sa duket ka shpërthyer aty afër.
Në videon e siguruar nga Reporteri.net, shihet numri i madh i veturave që kanë mbetur të bllokuara, ndërkohë që në anën tjetër të rrugës vërehet tym i madh në një fushë aty afër.
Për momentin nuk dihen arsyet e zjarrit.