Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili po garon edhe për një mandat tjetër në krye të komunës, ka mbajtur mbrëmë një tubim me qytetarë në sallën Karagaçi në Pejë.

Prezent në tubim ishte edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Por, Muhaxherit duket se tubimi nuk i ka shkuar siç e ka pritur. Në pamjet që janë publikuar nga tubimi, shihet se salla e sporteve Karagaçi nuk është mbushur plotë me njerëz.

Reklamë

Në shikohen fotografitë nga tubimi, shihet se në disa pjesë të kësaj salle nuk ka pasur fare simpatizantë.

Përkundër kësaj, Muhaxheri këtë tubim e ka cilësuar si “madhështor”.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Muhaxheri  i cili tash e disa mandate udhëheqë me komunën e Pejës, pritet t’i ketë edhe tetë kundërkandidatë të tjerë. /Reporteri.net/

Reklamë