Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenas.

Krasniqi ka thënë se ata kanë qenë gjithmonë burimi i fuqisë dhe i mbështetjes për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, dhe për PDK-në.

“Të bëhemi të gjithë bashkë për fitoren e PDK-së, sepse krejt e dinë kjo është Drenica, ky është Drenasi, kjo është PDK-ja, kjo është historia jonë dhe kjo është e ardhmja jonë. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, rroftë Partia Demokratike e Kosovës, rroftë Drenasi i PDK-së dhe fitorja jonë më 12 tetor me PDK-në me numrin 191”, tha ai.

Reklamë