Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Rezhanë të Hanit të Elezit, ndërsa ndaj një 47-vjeçari është iniciuar rast penal për posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të policisë, bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, në kuadër të hetimeve për një rast të sulmit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet A.B., janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.
Gjatë verifikimit, policia ka konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator.

Reklamë

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.