Reperi, Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, është paraqitur seancën e tij të parë gjyqësore, pas ngritjes së aktakuzës për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Buta para trupit gjykues ka kërkuar lirimin e tij.
Ai ka thënë se është i vetmi mashkull në familje dhe familja e tij ka nevojë për të.
“Vetëm një gjë që Gjykata ta ketë parasysh. Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63 vjeçare, vajzën 1 vjecare si dhe gruan. Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike. Vetëm desha që kjo të jetë e qartë dhe t’i keni parasysh këto rrethana.
Buta u arrestua më 11 shtator 2025 në Ferizaj, gjatë një aksioni policor.
Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Ferizaj i kërkoi Gjykatës caktimin e masës së paraburgimit, e cila u miratua më 12 shtator dhe do të zgjasë deri më 10 tetor 2025. /Reporteri.net/