Më 1 tetor 2025, autoritetet e qytetit të Mynihut njoftuan mbylljen e përkohshme të Oktoberfestit pas një kërcënimi me bombë të lidhur me një shpërthim fatal në një shtëpi në veri të qytetit, përcjell Reporteri.net.
Policia tha se një letër kërcënuese ishte dërguar nga autori i dyshuar, duke kërkuar mbylljen e festivalit. Si masë paraprake, zona e Theresienwiese, ku mbahet festivali, u mbyll deri në orën 17:00 të së mërkurës.
Shpërthimi ndodhi në lagjen Lerchenau, ku një shtëpi u dogj gjatë mëngjesit. Policia tha se shpërthimi ishte i qëllimshëm dhe ndodhi gjatë një mosmarrëveshjeje familjare.
Një person u gjet i vdekur dhe një tjetër është zhdukur, por nuk paraqet rrezik për publikun.
Në vendngjarje u gjetën pajisje shpërthyese, ndaj forcat speciale janë angazhuar për t’i neutralizuar ato.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar lidhjen mes shpërthimit dhe kërcënimit ndaj Oktoberfest-it. Në një deklaratë për media, kryetari i qytetit, Dieter Reiter, theksoi se siguria ka prioritet dhe se do të bëhen kontrolle të plota të zonës deri në orën 17:00. Për më tepër, Konsullata e SHBA-së në Mynih u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonën e festivalit për shkak të kërcënimit me bombë./Reuters/