Katër persona kanë mbetur të plagosur në Manchester, pas një sulmi me makinë the thikë në një sinagogë në Mançester, në veriperëndim të Anglisë. Autoritetet thanë se policia e qëlloi të dyshuarin, raporton BBC.

Policia tha se zyrtarët pranuan informacion për një incident në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik Heaton Park në Krumpsall, në veri të Mançesterit, pasi një dëshmitar tha se kishte parë një makinë që u përplas me turmën e njerëzve dhe se një person ishte goditur me thikë.

Policia tha se zyrtarët qëlluan një person që besohet se është i dyshuari.

Reklamë

“Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje në orën 09:41 dhe po i japin ndihmën e parë qytetarëve; aktualisht katër persona janë plagosur si pasojë e përplasjes nga automjeti dhe goditjeve me thikë. Qytetarëve u kërkohet të shmangin zonën ndërsa policia vazhdon të merret me incidentin.”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Në vendngjarje janë parë forca të shtuara të policisë, ndërkaq po ashtu janë parë edhe ekipe të emergjencave./Reporteri.net