Policia e Greater Manchester thotë se dy persona kanë vdekur pas incidentit të madh.
Policia thotë se “tre qytetarë të tjerë mbeten në gjendje të rëndë”.
“Një numër i madh njerëzish që po kryenin ritualet fetare në sinagogë në momentin e incidentit u mbajtën brenda derisa zona u sigurua, por që prej asaj kohe janë evakuuar,” shtuan ata.
Gjithashtu thuhet se edhe i autori dyshohet se ka vdekur pasi u qëllua nga policia.
“Një person i tretë, një burrë që besohet të jetë autori, u qëllua nga oficerët e armatosur të GMP dhe gjithashtu mendohet të jetë i vdekur.”
Policia thotë se gjendja e të dyshuarit nuk mund të konfirmohet për shkak të “objekteve të dyshimta që kishte me vete”, ndërkohë që një njësi për çaktivizimin e bombave ndodhet në vendngjarje.
/Reporteri.net/