Në një operacion të gjerë kundër drogës të kryer nga ekipet e xhandarmërisë në Stamboll, janë arrestuar këngëtarë dhe aktorë të njohur turk.

Sipas raportimeve të mediave turke, në mesin e të arrestuarve është edhe këngatarja e njohur Irem Derici.

Ajo kishte njoftuar së fundmi se do të fejohej me të dashurin e saj, DJ Melih Kunukçu, pikërisht sot, raporton Cumhuriyet, përcjell Reporteri.net.

Reklamë

Derici e kishte marrë propozimin për martesë në gusht të këtij viti.

Të famshmit tjerë që janë arrestuar janë Birce Akalay, Berrak Tüzünataç, Ceren Moray Orcan, Demet Evgar Babataş, Deren Talu, Derin Talu, Dilan Polat, Duygu Özaslan Mutaf, Engin Polat, Feyza Altun, Hadise Açıkgöz, İrem Derici, Kaan Yıldırım, Kubilay Aka, Metin Akdülger, Özge Özpirinçci, Zeynep Meriç Aral Keskin, Ziynet Sali.

Operacion i madh kundër drogës në Turqi, arrestohen këngëtarë e aktorë të njohur

 

Reklamë