Dita e tretë e diskutimeve për planin e Donald Trump për fundin e luftës në Rripin e Gazës ka rritur rangun e ndërmjetësimit në Egjipt, duke shtuar kryesisht presionin ndaj Hamas që të pranojë propozimin.

Këtë të mërkurë, në Sharm el-Sheikh mbërritën Jared Kushner dhe Steve Witkoff, dy përfaqësuesit më të rëndësishëm deri më tani nga delegacioni ndërmjetësues i Shteteve të Bashkuara. Më herët, aty kanë mbërritur edhe kryeministri i Katarit dhe shefi i zbulimit të Turqisë.

Hamas ka dorëzuar listën e të burgosurve palestinezë që kërkon të shkëmbehen me pengjet që ndodhen ende në Gaza. Ndër të tjerë, grupi kërkon edhe trupin e ish-liderit Jahja Sinuar, që u vra nga Izraeli në gusht të vitit të kaluar, mes kushteve për lirimin e 20 pengjeve të mbetur izraelitë.

Reklamë

Megjithatë, palët vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të thella, veçanërisht për çarmatosjen e Hamas, që nuk pranohet nga grupi palestinez pa u tërhequr ushtria izraelite.

Shpresat janë të mëdha që pengjet e mbetur izraelitë të lirohen këtë fundjavë, një hap i rëndësishëm drejt fundit të luftës 2-vjeçare në Rripin e Gazës.