×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Miftaraj: Kushtetuesja s’ia njeh të drejtën e vetos Listës Serbe sepse nuk e ekziston një e drejtë e tillë

    Reporteri
    08 Tetor 2025 | 20:44

    Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se institucioni më i lartë juridik në vend nuk i njeh të drejtën e vetos Listës Serbe.

    “S’ka si ta njohë Gjykata Kushtetuese një të drejtë të tillë kur ajo nuk është e përcaktuar as në Kushtetutë, as në praktikën e Gjykatës dhe as në praktikën parlamentare,” ka shkruar Miftaraj.

    Ai ironizoi me ata që kanë përmendur për një veto të mundshme të Listës Serbe, duke i quajtur ato “të drejta imagjinare dhe fiktive” të shpikura nga “ekspertë me korrespondencë made in Vuvuzela”, siç u shpreh ai, “sepse kështu iu ka kërkuar nëna parti dhe Dejonka.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!