×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Përballja e madhe për Prishtinën, Uran Ismaili fitues sipas shikuesve të Debat Plus

    Reporteri
    10 Tetor 2025 | 0:18

    Debati i zhvilluar sonte në “Debat Plus” ku u përballen kandidatët kryesorë për kryetar të Prishtinës – Urani Ismaili (PDK), Përparim Rama (LDK) dhe Hajrulla Çeku (VV) – ka nxjerrë një fitues sipas shikuesve të debatit që u bënë pjesë e një televotimi që qëndroi i hapur gjatë përballjes televizive. 

    Sipas televotimit të publikut që e ndoqën debatin, Ismaili kryeson me 43.8 për qind, ndërsa Rama mori 28.33 për qind, dhe Çeku 27.37 për qind.

    Sipas autorit të emisionit, Ermal Panduri, rezultati tregon se, sipas perceptimit të qytetarëve që ndoqën debatin, kandidati i PDK-së pati performancën më të mirë dhe u duk më bindës në diskutimet për tematikat kryesore të kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!